×
  • Lajme
  • Lajme

    U ftua si dëshmitar, Buja paraqitet me avokat: Jam edhe i dyshuar, dua të mbrohem në heshtje

    Insajderi
    04 November 2024 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shukri Buja, ish-komandanti i Zonës së Nerodimes, ka deklaruar se ka statusin e të dyshuarit, në dëshminë e tij kundër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.

    Buja ka thënë se s’e ka ditur statusin e tij, por pas insistimit të avokatëve të tij ka marrë përgjigje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) pas ftesës. Ai ka kërkuar që të mbrohet në heshtje, shkruan Insajderi.

    Kryetar i panelit, anëtarë të panelit… Pa ditur statusin tim si i dyshuar apo dëshmitar. Pas insistimit të avokatëve të mi, përfundimisht mu tregua që jam vetëm si i dyshuar. Prokuroria Speciale nuk më ka informuar. Në konsultim me avokatët e mi e shfrytëzova të drejtën ligjore dhe shfrytëzoj të drejtën time të mbrohem në heshtje“, deklaroi Buja.

    Tutje ai ka folur për aktakuzën e ngritur ndaj ish-krerëve të UÇK’së, teksa ka thënë se në tetor të vitit të kaluar

    Në këtë aktakuzë potencohet si ndërmarrje e përbashkët kriminale në të cilën përfshihen anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, komandantë të zonave, zëvendëskomandantë të zonave… Ku përfshihet edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës, ministra dhe staf tjetër i qeverisë së Kosovës. Në këtë aktakuzë është theksuar edhe emri im në paragrafin 35 dhe dy paragrafe të tjera të kësaj aktakuze. Në këtë rast emri im përmendet si i dyshuar. Në vitin e kaluar, në tetor të 2023-ës jam ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e dëshmitarit në këtë proces gjyqësor. Prokuroria e Specializuar më ka konfirmuar se jam ende i dyshuar, ashtu siç më ka konfirmuar në seancat përgatitore para kësaj seance. Unë jam marr në pyetje nga Policia e UNMIK-ut, s’e kam nënshkruar këtë deklaratë dhe kësaj deklarate i mungojnë disa pjesë dhe nuk është e plotë“, deklaroi ndër te tjera Buja.

    Në seancë është prezent edhe avokati i tij, Taulant Hodaj, ku ka thënë se Buja dëshiron të mbrohet në heshtje në mënyrë që të mos inkriminohet. /Insajderi.org/

    Seancën gjyqësore mund ta përcjellni LIVE në LINKUN MË POSHTË:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark