U fut në “listën e zezë” nga SHBA-ja, flet debuteti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U fut në “listën e zezë” nga SHBA-ja, flet debuteti

    Insajderi
    13 April 2022 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ditë më parë Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sanksione ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi, aleat i shumicës socialiste, si dhe pronarit të televizionit Ora News, Ylli Ndroqi për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

    Rakipi përshkruhet si një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. “Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar” thuhet në njoftim, ku shtohet se ish-deputeti ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të emëruar zyrtarë publikë në Elbasan dhe në Tiranë.

    Por cili është komenti dhe rruga që do të ndjekë ai tani? “5pyetjet.al” e kontaktoi zotin Rakipi, i cili u shpreh se e keqja për sanksionet i ka ardhur nga Lulzim Basha, denoncimet dhe akuzat e të cilit kanë qenë të shumta në vitet e fundit.

    Intervista e plotë me Aqif Rakipin

    A keni një koment për sanksionet e SHBA-së?
    Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare.

    A do ta ndiqni në hapa ligjorë?
    Do ta shoh. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej.

    SHBA ju cilëson si “ish-deputet famëkeq”, a do të kërkoni prova, ku bazohet?
    Do i shoh.

    Nuk do të nisni një proces gjyqësor?
    Do të shikoj cfarë do të bëj. Do të interesohem.

    A mendoni se është politike?
    Po.

    Po kë fajësoni?
    Lul Basha e ka merakun.

    Mendoni se është goditje nga Basha?
    As që bëhet llaf.

    Aqif Rakipi e humbi mandatin e deputetit në vitin 2018 si pasojë e ligjit të dekriminalizimit. Por në zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara më 25 prill 2021, djali i tij, Ornaldo Rakipiu zgjodh me një numër surprizë votash deputet i Partisë Socialiste në Tiranë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark