×
  • Lajme
  • Lajme

    “U gjet nga një patrullë policore e UNMIK-ut në udhëkryqin …”, Lladrovci ndan historinë e një vajze 24 vjeçare që po kërkon prindërit biologjik

    Insajderi
    19 July 2024 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Drenasit, ka ndarë një histori prekëse të një vajze 24 vjeçare, që është gjetur në udhëkryqin Orllat-Llapushnik në vitin 2000.

    Ajo është duke kërkuar prindërit e saj biologjik. Lladrovci i tha Vajzës, e cila tani jeton në Gjermani, se do i ndihmoj për të gjetur prindërit e saj.

    Jeta ndërton ngjarje me emocione, ndër to është edhe jeta e Vajzës e cila po i kërkon prindërit e saj biologjikë, pas 24 viteve. Unë, i premtova Vajzës se e përkrah iniciativën e saj për të gjetur prindërit biologjikë dhe bëj thirrje të na ndihmojë kushdo ka informacione për këtë rast. Vajza, sot është e arsimuar dhe edukuar, jeton e punon në Gjermani, ka mirënjohje të thellë dhe falënderime për Familjen në Mitrovicë e cila e ka adoptuar nga SOS Kinderdorf, më 2001″, shkroi kryetari i Drenasit.

    Lladrovci tha se vajza në fjalë është gjetur me 10 korrik 2000 nga një patrullë policore e UNMIK-ut.

    Në dosjen e Policisë, të vitit 2000, thuhet se Vajza është gjetur nga një patrullë policore e UNMIK-ut në udhëkryqin Orllat-Llapushnik (në krahun e djathtë, te stacioni i atëhershëm i autobusëve), më 10 korrik 2000, në ora 21:40. Në të dhënat e Spitalit të Prishtinës, shkruan se Vajza në momentin e kontrollimit shëndetësor më datën 10 korrik apo 11 korrik 2000, ka qenë foshnjë e lindur rreth 3 ditë më parë në një spital të papërcaktuar. Vajza kërkon ndihmë për informacionet e lindjeve nga 5.7.2000 deri në datën 10.7.2000, për të gjetur prindërit e saj biologjikë. Për këtë, do të ndihmonin edhe shënimet e Spitalit të Prishtinës të kohës kur Vajza ka qëndruar aty, nga 10 korriku 2000 deri më 15 mars 2001“, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark