U gjet pa shenja jete në tualetin e konviktit të shkollës ortodokse në Gjirokastër, dalin detaje nga vdekja e 21 vjeçarit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U gjet pa shenja jete në tualetin e konviktit të shkollës ortodokse në Gjirokastër, dalin detaje nga vdekja e 21 vjeçarit

    Insajderi
    16 January 2025 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    21 vjeçari Simon Shollai cili u gjet këtë mëngjes i pajetë, është nga Lushnja dhe konfirmohet se kishte ardhur për të kaluar disa ditë në ambientet e konviktit të shkollës ortodokse “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër ku kishte përfunduar më parë studimet.

    Ai është gjetur i pajetë nga shokët në shtratin e konviktit ndërsa pranë tij janë gjetur medikamente të dyshuar si antidrpresantë.

    Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar nëse ai ka humbur jetën jetën për shkaqe natyrale apo nga një mbidozë medikamentesh. Pak minuta më parë trupi i të ndjerit është transportuar për në morgun e qytetit.

    ‘Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit”, bën me dije policia./topchannel/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark