Nga janari 2025, qeveria shqiptare do të fillojë procesin e mbylljes së platformës TikTok për një periudhë 1-vjeçare, duke e bërë të paaksesueshme në territorin e Shqipërisë për të gjithë përdoruesit, pa marrë parasysh moshën.
Ky vendim ka ardhur pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli”, ku qeveria ka lidhur këtë ngjarje me dhunën dhe bullizmin që janë përhapur përmes rrjetit social TikTok.
Kjo lëvizje ka shkaktuar shqetësim te bizneset dhe influencerët që përdorin TikTok për të shpërndarë përmbajtje dhe për të fituar para.
Mirëpo, duket se personat që merren me TikTok e kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper.
Ky është aplikacion i ngjashëm me TikTok, e duket se do jetë zëvendësuesi për vitin që do mbyllet.
Clapper është një aplikacion social që ofron mundësinë për të krijuar dhe ndarë video të shkurtra, shumë të ngjashme me TikTok.
Ai është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e themeluar në vitin 2020 nga Edison Chen.
Clapper ofron mundësi për shprehje krijuese dhe ndihmon në ndërtimin e komunitetit përmes përmbajtjeve të krijuara nga përdoruesit, duke ofruar mjete redaktimi, filtrat dhe efektet speciale