×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    “U gjetën gjashtë gëzhoja”, detaje të reja për vrasjen e boksierit kosovar në Gjermani

    Insajderi
    10 March 2024 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besar Nimani, ish-boksieri profesionist nga Mitrovica, dyshohet të jetë vrarë mbrëmë në një lokal në Bielefeld të Gjermanisë. Nga vrasja e tij janë zbardhur detaje të reja.

    Mediumi gjerman ‘NiUS’ raporton se në vendin e ngjarjes autoritetet gjermane kanë gjetur gjashtë gëzhoja plumbash, përcjell Gazeta Insajderi.

    Nimani ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, sipas informacioneve të mediumit.

    Nga ajo çka kanë thënë dëshmitarët, Nimani ka qenë i ulur me një grup prej 4-6 personash të tjerë në kafene në atë mbrëmje. Teksa ata po largoheshin nga restauranti, tashmë i ndjeri u qëllua me armë.

    Në mbrëmjen e së shtunës familja e ish-boksierit mitrovicas ka mbërritur në vendin e krimit. Një familjar i shpjegoi NIUS-it se motivi i krimit ishte një problem i viteve më parë.

    Sipas informacioneve të mediave gjermane, dy autorët e krimit janë larguar nga vendngjarja me një motor skuter. Aktualisht nuk ka asnjë gjurmë të asnjërit prej tyre.

    Nimani ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri një herë në vitin 2013. Në atë kohë bëhej fjalë për beteja të supozuara për pushtet midis grupeve rivale në Bielefeld. /Inasjderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark