Të enjetën në mesditë policia ka marrë një informacion lidhur me katër mjete të pa shpërthyera, në një fushë në lagjen Matiqan në Prishtinë.
Njoftohet se në vendngjarje ka dalë policia e cila ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zonën e rrezikut. Ndërkohë që është ftuar edhe njësiti i specializuar për largimin e mjeteve shpërthyese , njësiti për deminim i FSK-së si dhe KFOR-i.
Rreth orës 16:00 janë tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga vendi i ngjarjes katër mjetet e dyshimta shpërthyese. Rasti është duke u hetuar nga stacioni policor Qendra në Prishtinë.