U godit me thikë në kokë dhe gjoks, gjendet i pajetë 39-vjeçari shqiptar në një pyll në Itali – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U godit me thikë në kokë dhe gjoks, gjendet i pajetë 39-vjeçari shqiptar në një pyll në Itali

    Insajderi
    21 January 2024 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familjarët kishin humbur kontaktet që prej mbrëmjes së djeshme. Bledar Dedja, 39-vjeçar me vendbanim në Itali, u gjend i vdekur në një pyll atje.

    Pasi mbaroi punën, ai duhej të kthehej në shtëpi në Asolo në provincën e Trevisos, por askush nuk e pa më, deri mëngjesin e kësaj të diele kur trupi i tij u gjet i pajetë në Paderno (fshat në Pieve del Grappa).

    Siç raportojnë mediat italiane, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet jashtë makinës së tij.

    Në trupin e tij kishte plagë të thella me thikë në kokë, gjoks, si dhe në duar, shenjë e përpjekjes për t’u mbrojtur nga sulmi fatal.

    Ndërkohë, arma e ftohtë e vrasjes nuk u gjet në vendin ku ndodhi krimi.

    Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë prokurorja Barbara Sabattini, mjeku Alberto Furlanetto dhe karabinierët e Trevisos, të cilët nisën hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit. Akoma nuk ka një pistë ku përqendrohen hetimet mbi motivet dhe autorin/ët e kësaj ngjarje.

    Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021. Ai la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël./Tv Klan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark