"U godit nga vinçi në kokë" Vdes një 35-vjeçar në vendin e punës në Mushtisht të Suharekës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U godit nga vinçi në kokë” Vdes një 35-vjeçar në vendin e punës në Mushtisht të Suharekës

    Insajderi
    01 September 2025 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 35-vjeçar ka humbur jetën sot në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Viktima dyshohet se është goditur në kokë nga një vinç gjatë operimit me pajisjen në një kompani private.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    “Sot, më 01.09.2025, rreth orës 14:30, stacioni policor në Suharekë është informuar nga Emergjenca se ka pranuar një person me lëndime të rënda. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar ekipin mjekësor, i cili ka konstatuar se personi, P.O., rreth 35-vjeç, nga fshati Mushtisht, ka arritur pa shenja jete”, deklaroi Bytyqi.

    Sipas informacioneve të para, viktima ishte duke operuar një vinç kur, në rrethana ende të paqarta, është goditur rëndë në kokë. Për shkak të plagëve të marra, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

    Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë kompetente, përfshirë Inspektoratin e Punës dhe Prokurorinë. Hetimet


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark