×
  • Lajme
  • Lajme

    U hetuan me muaj nga AKI dhe Policia e Kosovës – Merret vendimi për dy të arrestuarit për spiunazh

    Insajderi
    05 June 2024 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka dalë me njoftim për arrestimin e dy personave të dyshuar për spiunazh.

    Prokuroria Speciale njofton se në bashkëpunim me Policinë dhe AKI’në kanë zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës ku kanë arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare të dyshuar për veprën penale “Spiunazhi”.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.”

    Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.”

    Mediat lokale në Ferizaj kanë publikuar fotografinë e njërit prej të arrestuarve. Bëhet fjalë për Muharrem Qerimin. Ai bashkë me Bedri Shabanin dyshohen se kanë spinuar për BIA-në serbe.

    Ky aksion i nisur nga Prokuroria Speciale ka zgjatur me muaj të tërë.

    Dy të arrestuarit janë hetuar nga pjestarë të AKI-së dhe Policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark