U hodh nga kati i katërt i banesës, mjekja: Myftaraj kishte tumor në tru, ishte i “dënuar” me vdekje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U hodh nga kati i katërt i banesës, mjekja: Myftaraj kishte tumor në tru, ishte i “dënuar” me vdekje

    Insajderi
    08 July 2022 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj i ka dhënë sot fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në lagjen “Ali Demi”. Akti i rëndë duket se ka ndodhur para syve të nënës së tij, dhe ishte pikërisht ajo që njoftoi edhe policinë.

    Por, si duket Myftaraj ka qenë i diagnostikuar me tumor në tru. Një mjeke tek Neurokirurgjia thotë për ABC se si pasojë e tumorit, gazetari do të ndërronte jetë gjithsesi.

    Sa i përket aktit të rëndë, ajo thotë se mund të ketë qenë një gjendje e rënduar psikologjike e shkaktuar nga tumori.

    “I shkreti Kastriot , vuante nga nje tumor ne tru, qe do vdiste, gjithsesi. Per sa i perket aktit, ka te beje me problemet psiqike qe krijon tumorri. Nuk di si ka qene si gazetar, por ne neurokirurgji ku ka qene i shtruar ishte zoteri dhe shume falenderues per personelin e spitalit,” tregon mjekia. /abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark