U hodh nga ura në Ujman, mërgimtari nuk është gjetur ende - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U hodh nga ura në Ujman, mërgimtari nuk është gjetur ende

    Insajderi
    27 July 2025 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është mbytur në Liqenin e Ujmanit, pasi është hedhur nga ura dhe nuk ka dalë më nga uji.

    Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila njoftoi se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites.

    Sipas raportimeve nga mediat lokale, personi në fjalë është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës, i cili jetonte në mërgim dhe kishte ardhur për pushime.

    Shefi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Petrit Fejza, tha se trupi i tij ende nuk është gjetur.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet përkatëse dhe janë duke e kërkuar trupin e tij në liqen. Njësitë e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për gjetjen e trupit,” deklaroi Fejza.

    Policia dhe ekipet emergjente po vazhdojnë operacionin e kërkimit, ndërsa nuk janë bërë të ditura ende rrethanat e plota të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark