Një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore para pak çastesh.
Kjo është konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate të lëshuar në facebook.
Sipas Ministrisë, nuk ka dëme të shkaktuara, ndërsa personat përgjegjës po merren me shkaqet e shpërthimit.
“Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, përfundon njoftimi
Ndërkaq ky rast për qytetarët po duket të jetë goxha i dyshimtë, shumë nga ta dyshojnë në zjarrvënie të qëllimshme. Krejt kjo për shkak të mostrave të Astrit Deharit të cilat ruhen në atë objekt.
“Albulena Haxhiu ka dorë këtu 100%… një herë tentoj ti humb Provat e rastit Deharit tash e ofendoj kushtetutën që nuk është tu mujt me mar në kontroll edhe Gjykatën … Këtë njeri duhet gjykata me rras në burg”, ka thënë një komentues.
Mendim të njëjtë po ndajnë disa qytetarë, teksa një nga ta ka shkruar se “Kot e keni se skeni me mujt me mshef drejtësi për Astrit Deharin”.