U kap duke shitur kokainë, e pëson keq 25-vjeçari shqiptar në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U kap duke shitur kokainë, e pëson keq 25-vjeçari shqiptar në Itali

    Insajderi
    16 October 2021 - 23:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi u kap duke shpërndarë drogë. I riu u konstatua duke shitur kokainë pranë varrezave të L’Aquila.

    Edhe pse tentoi t’iu largohej karabinerëve, shqiptari nuk arriti.

    Gjatë kontrollit në makinën e të riut, policia gjeti disa doza kokaine si dhe një thikë të madhe.

    Më pas, në banesë i gjetën disa doza të tjera kokainë, si dhe një shumë prej 605 eurosh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark