×
  • Lajme
  • Lajme

    U kap me armë e tritol në Athinë, si u zbuluan lidhjet e shqiptarit me mafien greke

    Insajderi
    16 October 2024 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia greke ka zbuluar lidhjet me  “mafian greke” në telefonin e 39-vjecarit nga Divjaka, Armiol Rrasa, i arrestuar të premten në Athinë teksa kishte fshehur në kanalin e ajrit të sediljeve të pasme të makinës 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli.

    Në telefonin e tij duket se ka “kontakte” me persona që dyshohet se janë pjesë e grupeve të gjobvënies në Greqi.

    Oficerët e sektorit kundër gjobvënieve në policinë e Athinës po hetojnë se ku do të përfundonte sasia e tritolit, për kë po transportonte 39-vjeçari dhe nëse do të përdorej.

    Ndërkohë është zbuluar dhe arsyeja pse ai u arrestua në 2008 dhe u lirua në 2015 edhe pse ishte i dënuar me burgim të përjetshëm. Konkretisht Rrasa është arrestuar pasi është kapur me 4 kg heroinë dhe 40 kg marijuanë.

    Ai është dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit me burgim të përjetshëm, ndërsa ka qenë apeli ai që i ka dhuruar lirinë.

    Armiol Rrasa i njohur si “Ari” rezulton i arrestuar 12 herë në Greqi, madje për herë të parafundit ndaj tij është ngritur akuzë në qershor të këtij viti për përdhunimin e një te miture, nga e cila nuk dihet se si ka shpëtuar pa qëndruar në qeli pasi vetëm një muaj më pas rezulton të jetë arrestuar sërish për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

    Precedentët e tij:

    09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.

    04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.

    04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar.

    10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.

    31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.

    23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.

    25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.

    17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.

    31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.

    25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (i’u gjet një thikë e palosshme).

    06.03.2024 – i’u ngrit akuzë për dhunë në familje.

    04.06.2024 – i’u ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.

    06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

    Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark