U kap me drogë në Britani, dënohet 44-vjeçari shqiptar (EMRI) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    U kap me drogë në Britani, dënohet 44-vjeçari shqiptar (EMRI)

    Insajderi
    08 February 2023 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 44-vjeçar shqiptar i arrestuar në gusht në Britani, nën akuzën për posedim droge është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg dhe pas shlyerjes së dënimit do të dëbohet drejt Shqipërisë.

    Elton Bakijasi, është arrestuar më 3 gusht të vitit të kaluar në Bringthon, pasi dyshohej se përdorte makinën e tij për të shpërndarë drogë.

    Gjatë kontrollit policor, në makinë u gjetën 27 doza me kokainë si dhe prova që Bakijasi përdorte një leje drejtimi të rreme italiane.

    “Kapja e kriminelëve dhe mbajtja e sigurt e komuniteteve tona është një punë gjatë gjithë ditës, e kryer çdo ditë të vitit”, tha Kryeinspektori i policisë së Sussex, Andy Saville pas kapjes së 44-vjeçarit.

    Bakijasi u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg dhe pasi të shlyejë detyrimin do të dëbohet për në Shqipëri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark