U kap me letërnjoftim dhe patentë shoferi të falsifikuar, arrestohet i dyshuari me urdhër-arrest aktiv në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U kap me letërnjoftim dhe patentë shoferi të falsifikuar, arrestohet i dyshuari me urdhër-arrest aktiv në Mitrovicë

    Insajderi
    09 June 2025 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe vjedhje identiteti, gjatë një kontrolli rutinor në veri të Mitrovicës, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, shtetas kosovar – ishte prezantuar me një identitet tjetër në momentin e ndalimit. Gjatë verifikimit nga njësia policore, zyrtarët dyshuan në vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura. Si rezultat, u zbulua se letërnjoftimi dhe patenta e shoferit që mbante me vete ishin të falsifikuara.

    Policia njofton se ndaj të dyshuarit ekzistonte një urdhër-arrest aktiv për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

    Pas njoftimit të prokurorit të çështjes, ndaj personit është iniciuar rast sipas nenit 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetimet janë duke vazhduar edhe për veprën tjetër penale “Vjedhje identiteti dhe kredencialeve”, sipas nenit 277H të ligjit 08/L-188.

    Dokumentet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Veriut. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, bën me dije policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark