U kap me tri qese marihuanë, arrestohet 22 vjeçari në Ferizaj e më pas lirohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U kap me tri qese marihuanë, arrestohet 22 vjeçari në Ferizaj e më pas lirohet

    Insajderi
    20 April 2023 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë patrullimit në rrugën “Hysen Tërpeza” në Ferizaj, policët e kanë ndaluar një automjet të tipit “Shkoda” me targa vendore.

    Derisa i kanë kontrolluar shoferin dhe dy pasagjerët, të njëri pasagjer 22 vjeçar kanë gjetur tri qese me substancë narkotike, të dyshuara me marihuanë.

    I dyshuari është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i plotë:

    Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analogoe

    Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 05:15 në rrugën ‘’Hysen Tërpeza’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet Shkoda me targa vendore.

    Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave, shoferit dhe dy pasagjerëve, tek njëri pasagjer D.E (M/K) i moshës 22 janë gjetur tri qese me substancë narkotike, të dyshuara me marihuanë.

    I dyshuari D.E është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim I paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’ .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark