"U kap në flagrancë me 11 kg heroinë", policia jep detaje për arrestimin e biznesmenit pejan në Morinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U kap në flagrancë me 11 kg heroinë”, policia jep detaje për arrestimin e biznesmenit pejan në Morinë

    Insajderi
    23 February 2024 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një biznesmen 39 vjeçar nga Peja është arrestuar nga Policia e Shqipërisë. Au u kap me 11 kilogram drogë në pikën kufitare në Morinë.

    Gazeta Insajderi nga burime të sigurta mëson se në pranga ka rënë biznesmeni Arben Kelmendi.

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka sekuestruar 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe automjeti tip “Volkswagen” ku u gjet kjo lëndë.

    Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet doganore të PKK Morinë, me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës dhe të Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”.”

    Gjatë operacionit, në hyrje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar A. K., 39 vjeç, banues në Pejë. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte ky shtetas, u gjetën 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 39-vjeçarit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark