U kapën duke u puthur në makinë, “e pësojnë” dy punonjësit e policisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U kapën duke u puthur në makinë, “e pësojnë” dy punonjësit e policisë

    Insajderi
    19 July 2022 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy punonjës të policisë në Vlorë janë pezulluar, pasi u kapën duke u puthur në makinë.

    Vendimi erdhi pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën u shfaqen të dy punonjësit e policisë, në automjetin e shërbimit, duke u puthur.

    Ky rast përbënte një shkelje në Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit.

    Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

    Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

    Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark