Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për kultivimin e mbi 100 kilogramë substancë narkotik në një vend të maskuar si “fermë pulash” në fshatin Raushiq të Pejës.
Gazeta Insajderi ka mësuar se masa e paraburgimin i është caktuar dy të dyshuarve Nevzat Dinaj dhe Naser Rexha, të cilët u arrestuan të dielën pas një operacioni të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Pejës.
Sipas dosjes së siguruar nga Gazeta Insajderi i dyshuari Nevzat Dinaj thuhet se është i përfshirë si i dyshuar në 12 raste të ndryshme penale që ndërlidhen me veprimtari ilegale kundër narkotikëve.
“Nevzat Dinaj referuar data bazës së Policisë së Kosovës figuron si i dyshuar në 12 raste të ndryshme penale ndër to edhe për dy vepra penale kundër narkotikeve dhe atë rastet 2014-DKKO-175 dhe 2022-DHTN-508 dhe ndaj tij ka të ngritur edhe aktakuzë për këso vepra. Ndërsa bazuar në ekstraktin mbi dënimet penale E1/1483/2024/DEQP/KGJK dt. 04.11.2024 ai rezulton të jetë i dënuar me 2 aktgjykime të formës së prerë dhe atë për rastet, thuhet në dosjen që ka siguruar Insajderi.
Ndërsa i dyshuari tjetër, Naser Rexha figuron si i dyshuar në 16 raste të ndryshme penale që ndërlidhen me narkotikë.
Sipas dosjes, Rexha rezulton të jetë i dënuar me 5 aktgjykime të formës së prerë.
“I pandehuri Naser Rexha është i njohur për organet e hetuesisë sepse referuar data bazës së Policisë së Kosovës figuron si i dyshuar në 16 raste të ndryshme penale ndër to edhe për vepra penale kundër narkotikëve. Ndërsa bazuar në ekstraktin mbi dënimet penale E1/1484/2024/DEQP/KGJK dt. 04.11.2024 ai rezulton të jetë i dënuar me 5 aktgjykime të formës së prerë“, thuhet në dosje.
Pra të gjitha për vepra penale kundër narkotikëve.
Këtë operacion e ka udhëhequr Prokurori Ersan Qavolli, që gjatë këtij viti ka shkatërruar edhe dy plantacione të tjera droge.
Operacioni, i koduar “Kalaja”, u realizua në një qendër tregtare në rrugën Magjistrale Pejë-Deçan, ku pas arrestimeve, policia vazhdoi me bastisje në fshatin Raushiq të Pejës.
Insajderi solli mbrëmë detaje ekskluzive: