×
  • Sport
  • Sport

    U kërkua të largohet VAR-i sezonin e ardhshëm, klubet e Premier Ligës marrin vendim

    Insajderi
    06 June 2024 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubet e Premier Ligës kanë votuar në favor të përdorimit të vazhdueshëm të VAR-it edhe në sezonet e ardhshme, pas një propozimi të paraqitur nga Wolverhampton Wanderers për të hequr referimin me video-asistim.

    Muajin e kaluar, Wolves paraqiti një mocion për të hequr VAR-in pas një sezoni të mbushur me vendime të diskutueshme dhe polemika.

    Mocioni do të diskutohej në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të Ligës Premier, sot (e enjte), 6 qershor.

    Tani është bërë e ditur se klubet kanë vendosur unanimisht të votojnë kundër mocionit, me 19 klube që votuan për të mbajtur VAR-in, me përjashtim të Wolves, të cilët parashtruan mocionin për heqjen e tij.

    Kuptohet se klubet kërkuan përmirësime në përdorimin e VAR-it, me reporterin Ben Jacobs që pretendon se votimi “provoi një forum të shëndetshëm për debat dhe diskutim pozitiv”.

    “Klubet e Ligës Premier sot votuan në favor të vazhdimit të funksionimit të VAR-it në Ligën Premier. Ndërsa VAR prodhon vendimmarrje më të sakta, u ra dakord që duhet të bëhen përmirësime për të mirën e lojës dhe tifozëve”.

    “Si pjesë e diskutimeve të plota në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore, u ra dakord që PGMOL (Shoqata e Gjyqtarëve), Liga Premier dhe klubet të gjithë kanë role të rëndësishme për të luajtur në përmirësimin e sistemit dhe reputacionit të tij”, thuhet një deklaratën e lëshuar. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark