"U largova nga klani i Agim Aliut"- Elsa Aliu që u largua nga PDK'ja në Ferizaj shkon tek LDK'ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U largova nga klani i Agim Aliut”- Elsa Aliu që u largua nga PDK’ja në Ferizaj shkon tek LDK’ja

    Insajderi
    07 August 2025 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elsa Aliu, e cila dje u largua nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Ferizaj, është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë.

    Aliu ka shkruar se është larguar nga “klani i Agim Aliut”, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të ish-partisë në të cilën ishte, shkruan Insajderi.

    U largova nga klani i Agim Aliut, sepse aty pushteti është privat, fjala e lirë është krim, e njerëzit vlerësohen jo për punën, por për nënshtrim. Atje nuk ka vizion, ka vetëm frikë, kontroll dhe lojëra të pista politike. Aty mbijeton kush i nënshtrohet Agimit, jo kush i shërben Ferizajt.

    Unë nuk pranoj me qenë vegël në duart e një njeriu që e trajton komunën si pronë private dhe njerëzit si shifra që manipulohen për vote”, deklaroi ndër të tjera ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark