“U largua vetëm pse barte shami”, familjaret nxënëses thonë se u përjashtua nga shkolla – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “U largua vetëm pse barte shami”, familjaret nxënëses thonë se u përjashtua nga shkolla

    Insajderi
    06 April 2023 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familjaret e një nxënëse në shkollën e mesme e ulët Emin Duraku në Shtime thonë se ajo u përjashtua shkolla sepse barte shami.

    Vëllai i nxënëses Sara Bungu tha se ka tha se ka tentuar që të bisedojë me Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Shtimes si dhe drejtorin e shkollës, Rexhep Hasani, por sipas tij ata janë duke këmbëngulur që përjashtimi të vazhdoj në heshtje deri që Sara të largoj mbulesë.

    Pas tentimeve dhe bisedimeve me drejtorinë e arsimit ne komunën e Shtimes drejtori i shkollës fillore e mesme e ulet – Rexhep Hasani , këmbëngul me kokëfortësi qe përjashtimi te vazhdoje ne heshtje deri ne momentin qe nxënësja te ndërroj mendje dhe ta largon mbulesën, pre arsye te udhëzimit administrativ“, tha ai.

    Postimi i plotë:

    “Përjashtohet nga shkolla vetëm pse ka shami!”

    Dje me date 05.05.2023 motra ime Sara Bungu përjashtohet jozyrtarish nga Shmu Emin Duraku Shtime.

    Pas tentimeve dhe bisedimeve me drejtorinë e arsimit ne komunën e Shtimes drejtori i shkolles fillore e mesme e ulet – Rexhep Hasani , kembngul me kokfortesi qe perjashtimi te vazhdoje ne heshtje deri ne momentin qe nxensja te nderroj mendje dhe ta largon mbulesen, per arsye te udhezimit administrativ.

    Nuk ka pasur efekt as komuna me drejtorin ne fjale…

    Ftojme Bashkësia Islame e Kosovës dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime te reagojne ndaj ketyre veprimeve anti islame dhe tedencioze .

    Gjithashtu ftojme edhe shtetin e Kosoves te merr masa duke u bazuar ne nenet per te drejtat e njeriut si neni: 2, 18 dhe neni 26 i te drejtave dhe lirive te njeriut mbi praktikimin e fese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark