×
  • Lajme
  • Lajme

    “U larguan me motoçikletë” – Policia jep detaje për plagosjen e djeshme në Prishtinë

    Insajderi
    12 August 2024 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orën e mëngjesit të së dielës në Prishtinë. Për këtë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të zgjeruara.

    Në raportin ditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari bashkë me një person tjetër kanë ikur nga vendi i ngjarjes me biçikletë, shkruan Insajderi.

    Po ashtu, thuhet se personi i lënduar pasi që ka marrë trajtimin e duhur mjekësor në QKUK është liruar.

    “Prishtinë / 11.08.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit nga një person i dyshuar, i cili ishte larguar prej vendit të ngjarjes me një motoçikletë bashkë me një të dyshuar tjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa personi i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark