×
  • Sport
  • Sport

    U lëndua nga ‘ndërhyrja’ e sigurimit, Morata qetëson tifozët me një përgjigje komike

    Insajderi
    10 July 2024 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata ka thyer heshtjen dhe ka folur pas ‘ndërhyrjes’ së sigurimit në të, pas fitores ndaj Francës të martën mbrëma.

    Spanja fitoi me rikthim ndaj Francës me rezultat 2-1 në gjysmëfinalen e Euro 2024, duke siguruar një vend në finalen e madhe.

    Megjithatë, festa e spanjollëve për një moment u ndal, pasi një sigurim i stadiumit rrëshqiti dhe rrëzoi sulmuesin Morata, i cili u duk se u lëndua.

    Por, për fatin e kombëtares La Roja dhe vetë lojtarit, lëndimi nuk ka qenë aspak serioz dhe gjithçka ishte një dhimbje e momentit.

    Sot (e mërkurë), skuadra spanjolle u largua nga hoteli i përqendrimit në Munih në orën 10 të mëngjesit, duke u nisur drejt vendin ku do të qëndrojnë deri para finales së madhe të Euro 2024.

    Trajneri Luis de la Fuente i ka dërguar një mesazh spanjollëve duke i kërkuar që të vazhdojnë kështu dhe të mos ndalojnë së bëri tifo për skuadrën.

    Nga ana tjetër, Morata bëri ‘shakanë’ e ditës. I pyetur për gjendjen fizike pas ‘ndërhyrjes’ nga sigurimi, sulmuesi tha se ky është “karton i verdhë dhe kaq” dhe se prezenca e tij në finale nuk është në rrezik. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark