U lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbeniten, Fero ‘arratiset’ në këtë vend - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    U lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbeniten, Fero ‘arratiset’ në këtë vend

    Insajderi
    14 August 2025 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.

    Prokuroria Themelore në Gjilan kishte filluar hetimet ndaj Ismajlit në qershor të këtij viti, pas dyshimeve se ajo nuk kishte zbatuar një vendim gjykate për takimet e vajzës së saj me babanë biologjik, Feronit Shabani.

    Sipas aktvendimit, babai kishte të drejtë ta takonte vajzën dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por prokuroria pretendon se Ismajli ka penguar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

    Pas këtij vendimi, reperi Fero reagoi me anë të një postimi në “Instastory”.

    Ai tregoi që gjendet në det, teksa po qetësohet pranë valëve të detit.

    Kujtojmë që ish-çifti kanë një vajzë të quajtur Nina.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark