"U mblodhëm të gjithë shqiptarët në kafene", Gjoci rrëfen se si ka dal nga shtëpia pas zjarrit në Los Angeles - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U mblodhëm të gjithë shqiptarët në kafene”, Gjoci rrëfen se si ka dal nga shtëpia pas zjarrit në Los Angeles

    Insajderi
    14 January 2025 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zjarret shkatërruese që kanë kapluar shtetin amerikan të Kalifornisë gjatë shtatë ditëve të fundit pritet të rezultojnë në dëme dhe kosto historike, duke shkatërruar ndërtesa dhe infrastrukturë, teksa gjithashtu kanë dëmtuar edhe biznese të shumta.

    Të prekur nga këto zjarre janë edhe shqiptarët atje.

    Blerim Gjoci, regjisori shqiptar me banim në Los Angeles ka rrëfyer momentin kur ka dalë nga shtëpia e tij dhe ka parë flakët e zjarrit që ishin përhapur me shpejtësi të madhe.

    Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Gjoci i përshkruan ata pamje si apokaliptike teksa thotë se ju erdhi urdhri për evakuim nga shtëpitë.

    Më tej, regjisori tregon se u mblodhën në një kafene të gjithë shqiptarët që banonin aty pranë.

    Blendi Fevziu: Ti vetë ku banon?

    Blerim GjociUnë banoj këtu në Hollywood Hills, afër shenjës së Hollywoodit. Ne e kishim rrezikun e parë natën e dytë dhe kur ne dolëm nga shtëpitë qielli ishte skuqur, ishte si një lloj ferri, si një pamje apokaliptike. Njerëzit me shumë dispilinë filluan të dilnin jashtë dhe ne dolëm bashkë me ta sepse na erdhi urdhër për evakuim. Zbritëm në Hollywood Bulevard ku kemi një kafene dhe u mblodhëm të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia, disa dhe nga Stambolli.

    Blendi Fevziu: Mirë shqiptarët u mblodhën në kafene sepse bëjnë muhabet me njëri-tjetrin, po amerikanët ku u mblodhën?

    Blerim Gjoci: Amerikanët shkuan në qendra evakuimi dhe kryesisht ja mësynë plazheve që t’i afrohen ujit.

    Blendi Fevziu: Domethënë edhe në rrezik ne mblidhemi në kafene që të jemi më të mbrojtur se sa në qendra…

    Blerim Gjoci: E kemi në gen, çfarë të them. (Qesh)  

    @rtvklanofficial

    "Pamje apokaliptike", Gjoci për zjarrin në Los Angeles: U mblodhëm të gjithë shqiptarët në kafene Blerim Gjoci, regjisori shqiptar me banim në Los Angeles ka rrëfyer momentin kur ka dalë nga shtëpia e tij dhe ka parë flakët e zjarrit që ishin përhapur me shpejtësi të madhe. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Gjoci i përshkruan ata pamje si apokaliptike teksa thotë se ju erdhi urdhri për evakuim nga shtëpitë. Më tej, regjisori tregon se u mblodhën në një kafene të gjithë shqiptarët që banonin aty pranë. Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN #TvKlan #Opinon

    ♬ original sound – RTV KLAN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark