Pas 4 orësh intervistim, deputetja Klotilda Bushka del nga SPAK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 4 orësh intervistim, deputetja Klotilda Bushka del nga SPAK

    Insajderi
    24 February 2025 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi u mor në pyetje për 4 orë nga prokurorët, deputetja e PS Klotilda Bushka ka dalë nga SPAK.

    Ajo nuk komentoi kur doli nga dyert se Prokurorisë së Posaçme, bëri me dije gazetarja.

    Ajo po hetohet për akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, mbasi siç dyshon SPAK ajo thirri në zyrat e avokatit të popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, të cilës ju mor telefoni dhe ju kërkua të mos fliste.

    SPAK njoftoi se deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme, të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin dosjen numër 27 të vitit 2024.

    Ky hetim u nda nga hetimi ndaj kryebashkiakut Erjon veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe biznesmenë e mes tyre edhe Elman Abule nën arrest me burg.

    Deputetja Bushka publikisht ka thënë që Ina Goxhajn e ka kushërirë dhe kjo është hera e parë qe ajo thirret në SPAK për këtë çështje

    Në dosjen tjetër të veçuar, Erjon Veliaj nën arrest me burg dyshohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark