U mundua ta korruptojë me pesë euro policin në Prizren, bie në pranga shtetasi i Serbisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U mundua ta korruptojë me pesë euro policin në Prizren, bie në pranga shtetasi i Serbisë

    Insajderi
    17 January 2024 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti është munduar ti japë ryshfet një polici duke i dhënë bashkë me dokumente, një kartëmonedhë prej pesë eurosh.

    Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor në Prizren.

    “Me date 16.01.2023, rreth orës 16:30 një patrulle policore e Njësisë e së Rregullimit të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

    “Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, Shtetas Serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove. I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri”, thuhet tutje.

    Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit kujdestar, të njëjtit i është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 orë.

    Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark