“U mungon dikush si unë” -Toni Kroos zbulon boshllëkun që po e dëmton Real Madridin e Xabi Alonsos - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “U mungon dikush si unë” -Toni Kroos zbulon boshllëkun që po e dëmton Real Madridin e Xabi Alonsos

    Insajderi
    06 July 2025 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ylli i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur hapur për atë që, sipas tij, i mungon skuadrës aktuale të Xabi Alonsos.

    Alonso u emërua menjëherë si pasardhës i Carlo Ancelottit në fund të muajit maj, duke u hedhur në ‘ujëra të thella’ që në fillim, në Kupën e Botës për Klube.

    Klubi e ka mbështetur tashmë trajnerin e ri në afatin kalimtar veror, duke transferuar Trent Alexander-Arnold nga Liverpool dhe Dean Huijsen nga Bournemouth.

    Gjithashtu, Franco Mastantuono, përfaqësuesi i Argjentinës, do t’i bashkohet klubit sapo të mbushë 18 vjeç në gusht, ndërkohë që priten edhe përforcime të tjera.

    Megjithatë, Kroos, i cili u tërhoq nga futbolli verën e kaluar dhe është shquar për komentet e tij të drejtpërdrejta, mendon se Real Madrid ka ende një boshllëk për të mbushur.

    “Atyre ende u mungon një profil si i imi, ende po e kërkojnë”, tha ai për Gazzetta dello Sport, në një intervistë të publikuar nga Mundo Deportivo.

    “Nuk ka shumë lojtarë si ai profil, dhe ata që ekzistojnë nuk janë të lehtë për t’u marrë”.

    Për sa i përket punës së Alonsos, Kroos është i përmbajtur, por optimist.

    “Është shumë herët për të gjykuar Real Madridin e Xabit. Duhet kohë për të vlerësuar ndryshimet dhe zbatimin e ideve të tij”.

    “Jam i sigurt që Xabi e di si t’i përmirësojë gjërat, sepse ka aspekte që duhet të ndryshojnë, me gjithë këtë cilësi, gjërat duhet të shkojnë mirë”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark