U ndalua për mos respektim të masave anti- Covid, por policia i gjeti tjetër gjë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    U ndalua për mos respektim të masave anti- Covid, por policia i gjeti tjetër gjë

    Insajderi
    05 January 2022 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Pejë, pasi gjatë kontrollimit, iu janë sekuestruar një pistoletë, një karikator, dhe 14 fishekë.

    Kontrollimi i të dyshuarit u bë krejt pa pritur, deri sa policët ishin në asistim të inspektorëve sanitar. Gjatë kontrollimit në një lokal në rrugën “Selmon Lajqi” se a janë duke u zbatuar vendimet e qeverisë për zbatimin e masave anti-COVID, nga zyrtarët policorë është vërejtur se një person bën disa lëvizje jo normale, i cili më pas u kontrollua.

    Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

    Statusi i plotë:

    Arrestohet një person për veprën penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

    Pejë, 5 janar 2022

    Me datë 04.01.2022, rreth orës 21:45, në rrugën “Selmon Lajqi” në Pejë, deri sa  patrulla e stacionit Policor në Pejë dhe njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH),  ishin në asistim të inspektorëve sanitar.

    Gjatë kontrollimit një lokal në rrugën e lartshënuar se a janë duke u zbatuar vendimet e qeverisë për zbatimin e masave anti covid, nga zyrtarët Policor është vërejtur se një person bën disa lëvizje jo normale, i njëjti është kontrolluar nga Policia dhe gjatë kontrollit tek personi i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:

    • 1 (një) arme (pistoletë) e tipit “Smith & Wesson
    • 1 (një) karikator i së njëjtës armë
    • 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë të së njëjtës armë.

    Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark