Komuna e Podujevës, ka dal me sqarim pas raportimeve se është djeg serveri i Komunës.
Sipas tyre, në asnjë formë nuk janë cenuar të dhënat personale.
“Njoftojmë qytetarët e Podujevës se lajmi për djegien e serverit të Komunës nuk është i vërtetë dhe në asnjë rast nuk janë cenuar të dhënat personale të qytetarëve. E vërteta është se pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë mëngjesit të së enjtes të javës së kaluar, disa hardisqe kanë pësuar defekte, të cilat janë të natyrës teknike dhe janë të menaxhueshme. Pra, infrastruktura bazë është e paprekur dhe funksionon siç duhet dhe se defektet e krijuara janë të riparueshme”, thuhet në njoftim,
Tutje, aty thuhet se të dhënat e qytetarëve po ruhen në kompjuterët e zyrtarëve.
“Edhe pas defekteve në këto hardisqe, nuk janë humbur të dhënat, pasi ato janë të ruajtura në kompjuterët e zyrtarëve, në programet aplikative siç janë intraneti, uebfaqja zyrtare, programet e financave dhe ato të dhëna janë duke u rikkthyer në sistem nga zyrtarët e IT-së.
“Por, nuk bëhet fjalë për të dhëna të qytetarëve, pasi ato ruhen në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) në nivel qendror. Kjo është një garanci që, pavarësisht ngjarjeve të papritura, Komuna është në gjendje të ofrojë shërbime të qëndrueshme dhe të besueshme për qytetarët tanë”, thuhet ndër të tjerash në reagim.
Insajderi mbrëmë ka provuar të kontaktojë me Komunën , por të njëjtit nuk janë përgjigjur.