“U ndje si rrufe”, si po e përshkruajnë serbët termetin që i goditi sot? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U ndje si rrufe”, si po e përshkruajnë serbët termetin që i goditi sot?

    Insajderi
    12 June 2023 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur Serbinë.

    Tërmeti ka ndodhur gati gjysmë ore më herët.

    Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, EMSC, thellësia e tërmetit është dy kilometra.

    Në përshkrimet që ia kanë bërë serbët termetit në uebfaqen e EMSC-së, lëkundja e tokës përshkruhet si “goditje rrufeje”.

    “Pati dridhje, dëgjova një zhurmë sikur të ishte rrufe”, thuhet në njërën nga përshkrimet.

    “U dridh toka për 5-6 sekonda, u dëgjua një zhurmë e forte”, vijon një tjetër përshkrim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark