×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    U ngjit në telat elektrikë të trenit, plagoset rëndë kosovari 14-vjeçar

    Insajderi
    06 July 2024 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm një operacion urgjent i shpëtoi jetën, por 14-vjeçari do të mbetet përgjithmonë me pasoja nga aksidenti i tmerrshëm elektrik.

    Të enjten në mbrëmje (4 korrik), i riu kosovar ishte ngjitur në një autocisternë që po qëndronte në stacionin e trenit në Wolfratshausen (Bavari) së bashku me dy shokë 16-vjeçarë. 14-vjeçari kishte ngritur pjesën e sipërme të trupit dhe ishte kapur në telin e sipërm, duke bërë kështu që të pësojë një goditje të fuqishme elektrike dhe të bjerë në tokë.

    Ndërsa njëri nga shoqëruesit e tij u përpoq ta ndihmonte, shoku tjetër u largua i tronditur, shkruan bild.de. Edhe 16-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.

    Një dëshmitar e ka vëzhguar incidentin dhe ka lajmëruar shërbimet e urgjencës. Një patrullë nga PI Wolfratshausen ishte afër dhe shpejt arriti në vendngjarje.

    Reparti i zjarrfikësve vullnetarë të Wolfratshausen-it e e ka ndërprerë linjën elektrike, në mënyrë që të mos përbënte më rrezik.

    Pasi i është dhënë ndihma fillestare të plagosurit rëndë, ai është dërguar me helikopter shpëtimi në një klinikë speciale në Mynih.

    Mjekët e urgjencës zbuluan se 80 për qind e sipërfaqes së trupit të tij ishte djegur. Pas një operacioni emergjent, gjendja e të riut kosovar është stabilizuar, transmeton albinfo.ch. Por ai me siguri do të mbetet në fund të jetës së tij me pasojat e aksidentit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark