×
  • Lajme
  • Lajme

    U nis me “Kosovka” dhe përfundoi me “Kallashnikov”! Plasi gazi lotësjellës, çfarë ndodhi mbrëmë në koncertin e Goran Bregovic në Korçë?

    Insajderi
    23 August 2021 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koncerti nuk shkoi aspak ashtu siç Bashkia e Korçës mendoi. Disa persona shpërndanë gaz lotësjellës duke shpërndarë turmën.

    Këngëtari Goran Bregoviq performoi mbrëmjen e djeshme në Festën e Birrës në Korçë, duke hapur koncertin me këngën në gjuhën shqipe “Kosovka” (Kosovarja) të bendit “Bijelo Dugme” dhe duke e përfunduar me këngën “Kallashnikov”, këngë që cilësohet se “zgjoi nacionalizmin serb”.

    Në fillim të koncertit, që u organizua nga Bashkia e Korçës, persona të panjohur hodhën gaz lotsjellës. Tymi u shpërnda gjithandej duke krijuar kaos dhe panik te qytetarët që ishin të pranishëm për të dëgjuar live këngëtarin serb.

    Mirëpo siç ishte paralajmëruar, koncerti nuk shkoi aspak ashtu siç Bashkia e Korçës mendoi. Disa persona shpërndanë gaz lotësjellës duke shpërndarë turmën.

    Para koncertit, disa rrugë të qytetit të Korçës u bllokuan dhe forca të shumta policore rrethuan perimetrin e zonës ku po zhvillohej organizimi për të ruajtur rendin publik. Pjesëmarrja e këngëtarit në këtë koncert është kundërshtuar në Kosovë dhe Shqipëri mirëpo ai gjithsesi doli në skenë….

    Për këtë ngjarje u shoqëruan në polici 8 persona ndërsa ende po vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e sulmit./doja.al.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark