U përkujtuan dëshmorët e Komunës së Rahovecit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U përkujtuan dëshmorët e Komunës së Rahovecit

    Insajderi
    25 March 2017 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 18-vjetorin e rënies janë përkujtuar sot dëshmorët dhe martirët e rënë në fshatrat Fortesë, Celinë dhe Brestoc të Komunës së Rahovecit, në tubimet përkujtimore ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtor dhe familjar të të rënëve.

    “Këto masakra vetëm i kishte paralajmëruar krimineli Millosheviq. Këtë tërbim ai e kishte sepse ai e shihte kapitullimin e tij. Ne si popull kemi vuajtur shumë, mirëpo asnjëherë nuk jemi dorëzuar para armiqve edhe pse të në kaluarën nuk kemi pasur shumë miq. Ju thërras edhe tani mos të dorëzohemi, të punojmë bashkë pa dallim”, ka thënë Vehapi.

    Në tubimet e mbajtura kanë folur edhe Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe Selajdin Zhuniqi nga fshati Fortesë dhe kryetari i fshatit Celinë.

    Vehapi dhe stafi i tij, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh edhe tek pllaka përkujtimore në fshatin Brestoc.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark