U “përpi” nga flakët në 2019, kur hapet për publikun Katedralja e Norte Dame – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    U “përpi” nga flakët në 2019, kur hapet për publikun Katedralja e Norte Dame

    Insajderi
    30 July 2022 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katedralja Notre-Dame në Paris është një ndër monumentet kulturore më të bukura në botë, por pas zjarrit që ra në vitin 2019 gjasat për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme u shuan ditë pas dite.

    Megjithatë duket se mrekullia ka ndodhur, teksa tashmë po mendohet që Katedralja të hapet për vizitorët në 2024.

    Lajmin e dha ministri francez i Kulturës, Rima Abdul Malak. Monumenti i Parisit i shekullit të 13-të mori flakë në prill të vitit 2019. Që atëherë, një projekt i madh restaurimi është kryer me synimin për ta rikthyer atë në modelin e tij të mëparshëm.

    Rihapja e objektit të famshëm turistik përkon me Olimpiadën e Parisit 2024, kur mijëra spektatorë pritet të mbërrijnë në Francë. Restaurimi dhe ndërtimi i katedrales Notre Dame me kosto 850 milionë euro përfshin tre faza. Ka përfunduar faza e parë e pastrimit të rrënojave në ambientet e brendshme, dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së objektit.

    Faza e dytë që përfshin punimet në kornizat dhe çatitë, kurse rindërtimi i majës do të fillojë në fund të verës, ndërkohë që faza e tretë dhe e fundit do të fokusohet në rindërtimin e jashtëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark