×
  • Lajme
  • Analiza

    “U pezullova pasi denoncova keqpërdorimet”, zyrtari pretendon për padrejtësi nga Institucioni i Avokatit të Popullit, këta mohojnë akuzat

    Insajderi
    24 September 2024 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i burimeve njerëzore, Hakif Imeri, ka pretenduar se është pezulluar nga puna pasi ka denoncuar keqpërdorimet si dhe ‘abuzimet’ në Institucionin e Avokatit te Popullit, ku edhe punonte. Por, nga IAP thanë se deri tek pezullimi ka ardhur pasi Imeri ka falsifikuar dokumentet.

    Gazeta Insajderi

    Hakif Imeri, zyrtar në Institucionin e Avokatit të Popullit, ka thënë për Gazetën Insajderi, se u pezullua nga puna pasi ka denoncuar keqpërdorimet që kanë ndodhur aty.

    Ai tha se janë abuzuar paratë e taksapagueseve dhe fondeve të Bashkimit Europian.

    Nën pretendimet për shkelje, jam i larguar nga puna nga Avokati i popullit i Republikës te Kosovës Naim Qelaj. Largimi im nga puna vjen si pasojë e denoncimeve te mia për keqpërdorimet dhe abuzimet e parave të taksapagueseve të Republikës të Kosovës, fondeve të Bashkimit Europian dhe donatoreve të tjerë“, ka deklaruar ai.

    Në anën tjetër nga, IAP në një përgjigje për Gazetën Insajderi deklaruan se Imeri është pezulluar për një çështje tjetër.

    Sipas tyre, ai ka falsifikuar dokumentet dhe se pretendimet e tij ndaj IAP nuk qëndrojnë.

    Imeri është Pezulluar nga puna nga IAP mbi bazën e Vendimit të e Komisionit Disiplinor të IAP, me nr.04/2024, të datës 9.01.2024, citoj dispozitivin nr.III të këtij vendimi: “Pezullohet nga ushtrimi i detyrës të punës z.Hakif imeri, me efekt të menjëhershëm, me pagesë 50% të pagës, deri në marrjen e një vendimi nga Prokurori i Shtetit lidhur me fillimin e hetimeve apo hedhjen  poshtë të kallëzimit penal, lidhur me dyshimet nga vepra penale e përcaktuar me nenin 391, paragrafin 1, nën-paragrafi 1.1 i Kodit Penal Nr..06/L-074 të Republikës të Kosovës.”, për shkakun e Shkeljeve ligjore nga Hakif Imeri sipas dispozitivit me nr.II të  këtij vendimi – “ për pretendimet për veprën penale sipas nenit 391 [Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve], paragrafi 1, në-paragrafi 1.1, i kodit Penal Nr.06/L-074 të Republikës të Kosovës”, thuhet në përgjjen.

    Ndërsa i pezulluari Hakif Imeri, ka mohuar se ka kryer falsifikime.

    “Me kanë larguar nga puna me pretendime se kam kryer vepër penale, kinse kam falsifikuar nënshkrime dhe në bazë të atyre nënshkrimeve kam keqpërdorur letër toaleti, letër kuzhine”, tha ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark