Mediat në vendin helen shkruajnë se ka ndërruar jetë një 31-vjeçar i plagosur disa ditë më parë nga një shtetas grek.
Ai kishte marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa thuhet se ka ndërruar jetë dje në spital, ku ndodhej i shtruar prej 27 prillit.
Vlen të përmendet se 31-vjeçari u përfshi në një sherr në Sieta, ku u shty forcërisht nga një 17-vjeçar grek dhe kjo shpjegon plagët e marra.
Pas ngjarjes policia arriti të arrestojë të miturin grek.