U prezantua i maskuar në “Fan Club”! Zbulohet identiteti i banorit më të ri në BBV3 - Insajderi
×
Show

U prezantua i maskuar në “Fan Club”! Zbulohet identiteti i banorit më të ri në BBV3

Insajderi
01 April 2024 - 20:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një banor i ri do t’i bashkohet shtëpisë së BBV ditën e martë. Ai u prezantua në “Fan Club” i maskuar.Mirëpo është bërë me dije se banori më i ri i BBV quhet Amarildo Delia me profesion animator dhe moderator.

Që në prezantimin e tij në “Fan Club”, Amarildo ka ‘trazuar’ ujërat duke pasur kështu debatet e para me opinionistët Ina Kollçaku e Ronaldo Sharka.

Ai tha ndër të tjera se është i hapur për të bërë aleanca, më së shumti me Romeon, mirëpo shtoi se nuk i pëlqen asnjë romancë brenda shtëpisë.

Mbetet për t’u parë nëse banori i ri do të vazhdojë këtë ‘linjë loje’ edhe në BBV.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark