U prishën për 240 mijë euro? Murati thotë se Kurti s’ua dha mjetet që i takonin Lëvizjes për Bashkim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U prishën për 240 mijë euro? Murati thotë se Kurti s’ua dha mjetet që i takonin Lëvizjes për Bashkim

    Insajderi
    23 July 2025 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-lideri i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ia ka dhënë partisë së tij mjetet e duhura financiare.

    Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai mbrëmë ka pohuar se i takojne 240 mijë euro, dhe se këto ishin shkak që u përçan dy subjektet.

    ”Shkoi keq pastaj. Ishte problemi i financave që ata nuk na i dhanë. Dhe njerëzit neve na thonin, po pse po prisheni për pare? Ti ishe më i vogli, ai më i madhi. Po pse po prishet ai me ty për pare? Pse ai s’po t’i jep 240 mijë euro. 240 mijë euro janë mjetet që s’i janë dhënë Lëvizjes për Bashkim për tre-katër vite sa kemi qenë aty. Neve na kanë takuar sepse i kemi pasur dy deputetë”, u shpreh Murati.

    ”Ne një pjesë u gëzuam. Ne llogaritëm që hajde po krijohet edhe një bosht dhe u futëm. Ka qenë me shumë probleme ai koalicion, edhe mënyra si është bë lista, por ne u futëm. Nuk kaluam mirë në fushatë, kemi qenë të injoruar, ne llogarisim se është prekë edhe vota”.

    ”Ne llogarisim se ne është dash të futemi pesë kandidatë. Në fund rezultuan veç dy. Për mua kishin një simpati sepse kisha qenë një prej njerëzve që kisha udhëheqë atë peticionin e madh”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark