
Mesditën e djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar një atentat i mirë-organizuar me armë zjarri ndaj një personi me iniciale A.N.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në afërsi të zonës së quajtur “Rrota e kuqe.”, raporton Abcnews.
Akil Nerjaku dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit të dështuar.
Mësohet se është qëlluar me snajper nga brenda një furgoni sapo shënjestra ka dalë nga automjeti i blinduar G-Class.
Shënjestra ka shpëtuar, ndërsa plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar.
Ngjarja nuk është raportuar nga policia edhe pse në vendin e ngjarjes kanë qenë më shumë se 100 forca policie.
Aktualisht policia ka marrë në pyetje shënjestrën dhe ende nuk dihet arsyeja dhe se çfarë fshihet pas këtij atentati.