×
  • Lajme
  • Lajme

    U qëllua me thikë pas shpine, i riu shqiptar në Itali në luftë për jetën

    Insajderi
    23 July 2021 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 27-vjeçar shqiptar në Itali po lufton me vdekjen në një spital të Italisë.

    Sipas mediave ai mbeti i plagosur pas goditjeve me thikë.

    Mediat italiane raportojnë se i riu është sulmuar befasisht me thikë nga dy persona mesditën e sotme.

    Ngjarja ka ndodhur në Romë në rrugën “Gazametro”, pranë një restoranti japonez.

    I plagosuri tentoi fillimisht të largohet duke vrapuar, por pas afro 150 metrash ai është rrëzuar pa ndjenja në tokë.

    Raportohet se 27-vjeçari ka humbur shumë gjak dhe gjendja e tij është kritike për jetën.

    Ende nuk bëhet me dije identiteti i të plagosurit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark