×
  • Lajme
  • Lajme

    “U qëllua në këmbë, nuk u ndal, i gjuajti policët – pastaj…” – Dalin detaje të reja nga momenti kur u vra Faton Hajrizi

    Insajderi
    19 July 2024 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta beogradase “Blic” ka publikuar detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Loznicë të Serbisë. Sipas një versioni të tyre ,Faton Hajrizi, ka qenë duke vrapuar në një rrugë kur aty ka kaluar një patrullë e policisë.

    Sipas gazetës, Hajrizi ka filluar të qëllojë në drejtim të tyre.

    ‘Siç mësojmë, Faton Hajrizi ka mbetur i plagosur nga reagimi i policëve që ndodheshin në veturën patrulluese. Pasi policia e plagosi Hajrizi filloi të çalojë, ai u përpoq të arratisej duke vazhduar të gjuante, por u neutralizua shumë shpejt”, shkrun Blici serb duke u thirrur ne hetues policorë.

    “Blic” ka publikuar fotografi të xhaketë së lëkurës së Faton Hajrizit dhe të veturës së policisë të shpuar nga plumbat.

    Tutje, duke u thirrur në burime “Blic” shkruan se dyshohet se Faton Hajrizi i ka thyer celularin dhe e ka hedhur.

    Për vrasjen e tij ka komentuar edhe Ministri serb Ivica Daçiq, i cili tha se Hajrizi ka shkrepur 9 plumba dhe se dorëzimin s’e ka pasur në agjendë.

    “Kur erdhi policia ai hapi zjarr, policia gjuajti dy herë, ai filloi të ikte. Ai zbrazi nëntë plumba, policia e likuidoi, ai nuk e kishte dorëzimin në axhendën e tij, ai është një kriminel mizor, ka kryer  pesë apo gjashtë vrasje”, thotë Daçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark