U qëllua nga partneri me armë zjarri në kokë, vdes pas 6 ditësh në spital nëna e tre fëmijëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U qëllua nga partneri me armë zjarri në kokë, vdes pas 6 ditësh në spital nëna e tre fëmijëve

    Insajderi
    24 February 2025 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, ka vdekur mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi.

    Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri i saj, i cili më pas vrau veten. Plumbi i kishte prekur një pjesë të trurit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishte në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën.

    44 vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, 20, 18 dhe 9 vjeç.

    Sipas informacioneve, çifti ishte konfliktuar disa herë me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit, për shkaqe që nuk dihen.

    Ndërsa më herët, gjatë pesë viteve bashkëjetesë, Kolë Manaj dhe Anila Prendushi postonin vazhdimisht në rrjetet sociale foto nga çastet që kalonin bashkë.

    “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”, është mbishkrimi krahas një postimi të çiftit në “TikTok”.

    Anila prej vitesh punonte në një qendër për gratë që kanë rënë pre e dhunës së burrave./ Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark