×
  • Lajme
  • Lajme

    “U qëllua papritmas nga i dyshuari”, ky është personi që u plagos në Hajvali

    Insajderi
    08 November 2024 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është plagosur me armë zjarri sot në Hajvali të Prishtinës.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se i dyshuari është duke u kërkuar nga policia.

    “Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Hajvali.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

    Sinjali ka raportuar se personi i plagosur në Hajvali është Lirim Bajrami rreth 37-vjeçar i cili po trajtohet në spital.

    Nga informacionet e para dyshohet se plagosja erdhi pasi viktima, Lirim Bajrami shkoi për ta kërkuar një person në Hajvali dhe krejt papritmas u gjuajt me armë zjarri nga personi që tashmë ndodhet në arrati me iniciale L.K.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark