U qëllua politikani në Kumanovë, policia arreston bashkëshorten e tij për atentatin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    U qëllua politikani në Kumanovë, policia arreston bashkëshorten e tij për atentatin

    Insajderi
    09 October 2025 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka arrestuar bashkëshorten e mjekut nga Kumanova, Zekirija Shahini, i cili u plagos para disa ditësh në një sulm të armatosur në qendër të Kumanovës. Ajo dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e tij.

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 43-vjeçarja nga Tetova është ndaluar nga njësiti policor i Kumanovës, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë thirrur për intervistim në lidhje me rastin. Po ashtu, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e një 50-vjeçari nga Kumanova.

    “Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të arrestuarës do të parashtrohet kallëzim penal për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, po kërkohet edhe një 36-vjeçar nga Gostivari, i dyshuar si autor i të shtënave ndaj mjekut Shahini, i cili gjendet në arrati”, bëjnë të ditur nga MPB.

    Mjeku Zekirija Shahini, që është kandidat për këshilltar në komunën e Likovës, u qëllua me armë nga person i maskuar më 6 tetor, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Kumanovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark