U raportua e zhdukur: Gruaja nga Drenasi paraqitet në stacion, thotë se burri e kanosi dhe e largoi nga shtëpia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua e zhdukur: Gruaja nga Drenasi paraqitet në stacion, thotë se burri e kanosi dhe e largoi nga shtëpia

    Insajderi
    03 November 2023 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, pas publikimit të fotografisë në faqen zyrtare, gruaja nga Drenasi që u raportua si e zhdukur, është paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj.

    Në deklaratën që ka dhënë në Polici, ajo ka thënë se është larguar nga shtëpia pas një fjalosje me bashkëshortin e saj dhe se i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet nga shtëpia, raporton Express.

    Me kërkesë të saj, ajo është dërguar në strehimore. Bashkëshorti i saj, është dërguar në mbajtje.

    “Gllogoc  24.10.2023-19:30. Me datën e lartcekur, viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe me datën 02.11.2023 pas publikimit të fotografisë së viktimës në faqen zyrtare të Policisë,  viktima ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj. Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie. Me kërkesën e viktimës , ajo është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark