U raportua për një person të bllokuar në bjeshkët e Istogut - policia niset me ekipet emergjente në vend të ngjarjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua për një person të bllokuar në bjeshkët e Istogut – policia niset me ekipet emergjente në vend të ngjarjes

    Insajderi
    03 October 2025 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person raportohet të ketë mbetur i bllokuar së bashku me bagëtitë e tij në njërën nga bjeshkët e Istogut.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se menjëherë pas marrjes së informacionit, autoritetet janë angazhuar për trajtimin e rastit.

    “Policia e ka kuptuar përmes rrjeteve sociale për rastin, dhe menjëherë është nisur për Kuvendin Komunal të Istogut, ku edhe është njoftuar drejtori për Emergjenca. Ekipet emergjente tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

    Ngjarja vjen në kohën kur Kosova është përfshirë nga reshje të dendura bore që filluan dje, duke mbuluar jo vetëm zonat e thella malore dhe fshatrat, por edhe qytetet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark